Haradinaj ashpërson tonet me Serbinë për bastisjen që po i bën artistëve kosovarë në kufi

Kryeministri i  Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar sot lidhur me kontrollin e rreptë dhe pengesat që Policia serbe po u vendos artistëve kosovarë që po shkojnë në Beograd.

"Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, - shkruan Haradinaj në rrjetet sociale, -  po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale.

Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre.

Me pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është në kundërshtim me frymën dhe vlerat europiane."