Buffon zgjedh klubin e ri, kontratë 2-vjeçare

Gianlugi Buffon pas largimit nga Juventus, do të nënshkruajë me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain.

Mediat italiane kanë njoftuar se portieri i lirë pas largimit nga Juventus, po sqaron detajet e fundit para se të mbyllë marrëveshjen me klubin e madh, shkruan SYRI.net.

Sipas “Corriere dello Sport”, Buffon gjatë javës së ardhshme do të nënshkruajë kontratën 2-vjeçare me PSG-në.

Besohet të jetë një marrëveshje nga e cila Buffon do të përfitojë një pagë me vlerë 16 milionë euro.