Zbulohet lidhja e Elhaida Danit me këngëtarin shqiptar

Këngëtarja Elhaida Dani gjithmonë ka preferuar ta mbajë larg vëmendejs së medias jetën e saj private. 

Për lidhjet e saj thuajse nuk flitet kurrë dhe ajo që ka dominuar gjithmonë është suksesi i saj si këngëtare.

Por këtë herë duket se janë zbuluar shkëndijat e para të dashurisë. Elhajda mos vallë është në një lidhej me këngëtarin shqiptar të muzikës klasike Brano Agovi...? Në profilin e tij janë shpërndarë foto mjaft të afërta me Elhaidën dhe në postimin e fundit shkruhet ‘Ne të dy’ shoqëruar me zemra.

Ata duken një çift shumë simpatik dhe plot harmoni në publikimet e një pas njëshme.

Kujtojmë se Brano Agovi është përfolur për një lidhje dhe me këngtaren Kejsi Tola, zëra këto që u mohuan në mënyrë kategorike nga të dy artistët shqiptarë. /Gazeta Express/