Këto janë 3 klubet e mëdha që kërkojnë të transferojnë Balen

Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich janë tre opsionet e mundshme të transferimit të Gareth Bales.

Sipas burimeve të “Diario”, Bale gjatë kësaj merkato do të largohet nga ‘Bernabeu” drejt një klubi që i ofron më shumë minuta në dispozicion, shkruan SYRI.net.

Së fundmi United raportohet se ka refuzuar pagesën me vlerë 140 milionë euro dhe nuk mund t’i ofrojë atij rritje page.

Një kthim në Tottenham, është një opsion i mundshëm i Bales por klubi është më i kufizuar në aspektin financiar.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Bajerni i Mynihut është futur në garë për të nënshkruar me uellsianin.