‘Sky Sports’: Kjo është arsyeja përse Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali

Cristiano Ronaldo ka bërë disa deklarata ‘bombë’ pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, ku ka lënë të kuptohet se po largohet nga Real Madridi.

Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Kaveh Solhekol, arsyeja e gjithë kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën dhe jo jetën në Madrid dhe klub.

“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 350 mijë funte [400 mijë euro] në javë”.

“Neymar i merr 600 mijë funte [685 mijë euro] në javë, ndërsa Messi 750 mijë funte [850 mijë euro] në javë”, ka shkruar Solhekol në profilin e tij në Twitter.