ZYRTARE/ Lewandowski kërkon largimin nga Bajerni, ja 3 opsionet për klubin e ri

Robert Lewandowski e ka vendosur të largohet nga Bajerni i Mynihut.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i tij, Pini Zahavi i cili ka njoftuar se sulmuesi polak ka vendosur të gjejë një ekip të ri, shkruan SYRI.net.

 “Robert ka marrë një vendim, ndjen nevojën të bëjë një ndryshim dhe të ballafaqohet me sfida të reja”, deklaroi Zahavi për “Bild”.

PSG, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara. Zahavi është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Bayernin në marrëveshjen për zëvendësuesin, kushdo qoftë ai.

“Bild Sport” raporton se Zahav po punon në një marrëveshje shkëmbimi, por më shumë detaje nga lajmi do marrim nesër.