PSG-ja hap ‘thesin’, ofron pagë ‘faraonike’ për Ronaldon

Pas finales së Championsit Ronaldo po përflitet se një orë dhe më parë dëshiron të largohet nga Real Madrid.

45 milionë euro në sezon, aq sa Lionel Messi – kjo është super oferta e PSG-së që nuk kursehet për Ronaldon.

Sipas AS, klubi francez ka bërë gati 45 milionë në sezon për Ronaldon, dyfishin e asaj që fiton në Madrid, teksa me këtë pagë do të barazonte Lionel Messi si një ndër lojtarët më të paguar në botë.

“Ishte shumë mirë të jem në Madrid, pas pak ditësh do të flas...”, kështu deklaroi Cristiano Ronaldo natën ku Real Madridi shkroi histori, duke fituar për herë të tretë me radhë Ligën e Kampionëve, të 13-ën në histori.