Vrasja e gazetarit kritik i Kremlinit, Ukraina fajëson Rusinë

Kryeministri i Ukrainës Volodymyr Groysman, ka akuzuar Rusinë duke thënë se qëndron prapa vrasjes së gazetarit rus në Kiev, Arkkady Babchenko.

“Jam i bindur se makina totalitare e Rusisë nuk e ka falur atë se ka qenë i sinqertë dhe ka pasur principe”, ka shkruar ai.

Kritiku i Kremlinit u qëllua në apartamentin e tij gjatë ditës së djeshme.

Rusia ka kërkuar hetim për rastin, mirëpo ka shtuar se “krimet e përgjakshme” janë bërë pjesë e përditshmërisë për “regjimin në Kiev”.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Ukrainës mbeten te tensionuara duke ndjekur atmosferën e pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.