Parashikimi i motit, nxehtë, si në korrik

Në Kosovë, sot do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, kurse pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë riga shiu dhe gjëmime të rralla afatshkurtra.

Temperatura më e ulët do të jetë nga 10 në 19, kurse ajo më e larta e ditës nga 27 në 30 gradë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të dobishme për shumicën e pacientëve kronikë, por sidoqoftë rekomandohet kujdes për ata me probleme të zemrës, ndërkaq këshillohet mbrojtja kundër rrezatimit nga rrezet ultraviolet të diellit.