Ujkani tregon planin se si e kënduan himnin kombëtar

E jashtëzakonshme: Ujkani tregon planin me lojtarët e Kosovës për himnin kombëtar

“Himni? Ai është himni ynë, moment shumë emocionues, sigurisht që e kemi kënduar të gjithë lojtarët (e Kosovës). Kam folur me shokët para ndeshjes dhe ramë dakord që ta këndojmë të gjithë”

Samir Ujkani u shpreh shumë i kënaqur pas ndeshjes me Shqipërinë. Ai deklaroi që ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Është ndeshja e katërt radhazi që e fitojmë dhe e treta radhazi që nuk pësojmë gol. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Ujkani.

“Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Nuk pata shumë punë, por duhej të organizoja ekipin dhe nuk ishte aspak e lehtë”.

“Himni? Ai është himni ynë, moment shumë emocionues, sigurisht që e kemi kënduar të gjithë lojtarët (e Kosovës). Kam folur me shokët para ndeshjes dhe u dakorduam që ta këndojmë të gjithë”, shtoi ai.