FOTO/ U zbulua lidhja e tij me Morena Tarakun dhe skandalet! Reagon miliarderi iranian

Gjatë ditës së sotme është zbuluar lidhja e modeles Morena Taraku me miliarderin Iranian, Sasha Sobhan.

Kjo u bë e ditur, ngase në llogarinë personale Instagram i dashuri i saj kishte publikuar një fotografi përkrah Morenës.

“Të duash është lumturia e vetme në jetë”, shkruante së bashku me imazhin që shihej Taraku duke e përqafuar nga prapa.

Madje Prive ka zbuluar se djali me të cilin po shoqërohet bukuroshja shqiptare është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Sipas tyre ai njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq por duket se me Morena Tarakun në krah, bukuroshi iranian po e përmbyll këtë kapitull duke lënë pas rininë e shfrenuar për të nisur një etapë si djalë serioz, në një lidhje serioze.

Ky lajm është përhapur pothuajse në të gjitha mediat shqiptare, teksa në fund erdhi edhe reagimi i Sasha Sobhanit.

Nëse shikoni profilin e tij, ai tashmë e ka fshirë fotografinë me këngëtaren seksi, që mesa duket edhe Sosha është penduar për publikimin e fotos.

Nga ana tjetër, këngëtarja 26 vjeçare nuk ka mohuar as pohuar një gjë të tillë.