Trump konfirmon vizitën e gjeneralit koreano-verior në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se ish-shefi i spiunazhit koreano-verior, gjenerali Kim Yong Chol do të vizitojë Nju Jorkun, ndërsa vazhdojnë bisedimet për një takim mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së.

”Po zhvillohen takime për këto bisedime dypalëshe”, shkruan Trump në Twitter.

Aktualisht, Kim do të jetë funksionari më i rëndësishëm koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Kemi krijuar një skuadër të madhe për bisedimet tona”, shkroi Trump në Twitter.