A është LSI për zgjedhjet të parakohshme? Ja përgjigjia e Petrit Vasilit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se kjo forcë politike është gati për zgjedhjet e parakohshme.

Në studion e Ora News, Vasili tha se LSI është gati që nesër për zgjedhje.

“Zgjedhjet të bëhen që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve”, tha Vasili.