Rasti i Avdiajt

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Kosova i jep leksion Shqipërisë në pjesën e parë

Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Kosovën me golin e shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 20-të.

Në një atmosferë festive ka nisur “Vëllazërorja” mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në minutën e 15-të vjen rasti i parë. Gabon Veseli dhe Avdiaj i vetëm me Etrit Berishën nuk arrin të shënojë, pasi ja përplas topin te këmbët portierit të kuqezinjve.

Kosova luan mjaft mirë dhe në të 20’ kalon në avantazh. Arbër Zeneli mposht Berishën me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës.

Në minutat e mbetura Kosova u shfaq disi më mirë në lojë, edhe pse rezultati nuk ndryshoi më. Me avantazhin e një goli kosovarët shkojnë më të qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa të besuarit e Panuccit do të kenë më tepër punë në 45 minutat e dyta, ku pritet të përmirësojnë lojën e tyre.

Goli i Zenelit

Rasti i Avdiajt