Shqipëri-Kosovë, formacionet zyrtare. Debutojnë 2 kuqezinj

Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Syri.net.

Takimi mes dy përfaqësueseve është quajtur “vëllazëror”, edhe pse të dy trajnerët duan nga të besuarit e tyre të shfaqin më të mirën në fushën e lojës.

Christian Panucci dhe Bernard Challande i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Panucci ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, duke shpresuar që dëshira e tyre të bëjnë diferencën në një rreshtim ku mungojnë shumë nga titullarët e zakonshëm.

Nga ana tjetër, Challande i ka besuar një rreshtimi shumë sulmues, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës.

Kjo miqësore do të startojë në orën 20:00.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi

Trajner: Ch. Panucci

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi

Trajner: B. Challande