Këlliçi: Ja pse ndërhyri Basha në protestën e 26 majit duke qetësuar qytetarët...

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, tha se dhuna në protestën e 26 majit do t’i shërbente Edi Ramës, ndërsa vlerësoi ndërhyrjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të qetësuar qytetarët.

Në studion e Faxnews, Këlliçi theksoi se në 26 maj ka pasur persona shumë të irrituar, unë u kam bërë thirrje të rinjve që të qetësoheshin, pasi nuk ishte qëllimi ynë që të prekeshin policët.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që PD-ja të çojë njerëzit mish për top dhe më pas të mos mbajë përgjegjësitë.

Duke qenë se qytetarët kanë qenë të irrituar, zoti Basha ka ndërhyrë dhe ka qetësuar situatën. Dhuna në protestë do ti shërbente Edi Ramës për mos-hapjen e negociatave për integrimin në BE. Këtë e di shumë mirë dhe qeveria, dhe nuk e di sot. E di që prej momentit që nuk është arrestuar një peshk i madh.

Asnjë nga kërkesat e bëra nga ndërkombëtarët nuk janë zbatuar nga ana e kryeministrit Rama. Nëse ne do të kishim skenar dhune, e gjitha kjo do ti faturohej PD-së dhe opozitës, sikur ne donim që të bllokonim negociatat.

Ndërkohë që është vetë Edi Rama, që nuk e di si guxon që ulet në takime me krerët e shteteve të BE-së, kur dikasterit më të rëndësishëm e ka lënë të drejtohet nga njerëz të lidhur me krimin dhe me drogën. Të rinjtë shqiptarë janë të parët në botë sa i përket përdorimit të kokainës. Sot 50 % e të rinjve kanë si shpresë dhe si zgjidhje largimin nga vendi.

Droga ka marrë peng të ardhmen tonë, nëse ne e kemi gabim, atëherë tërhiqemi ne.Të dalë një vend tjetër, jo në Europë jo, por në Afrikë që ka një statistikë të tillë për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.” u shpreh Këlliçi.