FOTO/ Arrestohet ‘fantazma’, grabitësi serial shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar, i njohur me pseudonimin “fantazma, është arrestuar në Greqinë fqinje, i akuzuar për disa grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Siç raporton “CNN grek”, aktiviteti i grabitjeve me armë i ‘fantazmës’, i cili e ka ndërruar emrin disa herë, dyshohet se ka nisur që në vitin 2006. Ai akuzohet si autor i grabitjes në atë kohë të Kopshtit Zoologjik në Atikë dhe disa supermarkete. Sipas të njëjtit burim, në 2011-ën, ai largohet për në Shqipëri dhe ndryshon identitet. Në 2015-ën pajiset me një dokument grek identiteti të falsifikuar.

Edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim policor nga autoritet greke, raportohet se vetëm së fundmi ai është vënë në pranga nga policia greke. Sa për mënyrën se si policia e ka gjurmuar pas kaq shumë vitesh, mbahet sekret nga autoritet, raporton media greke.