Incidenti i rrëmbimit/ Bashkëshortja e deputetit shqiptar humb fëmijën në muajin e 3-të ...

Pasi përfundoi intervistën “Te Fidani”, gjatë rrugës së kthimit të tij në banesë, Milaim Zeka, deputeti i Nismës, vuri re se dikush po e perdniqte, dhe për këtë arsye ndërroi edhe rrugën.

Në një bisedë për “Frontal”, Zeka tregon skenarin e natës kur dy vetë me makinë i kishin shkuar nga pas.

Zeka nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin duke ia lanë në dorë policisë zbardhen e tij. Policia nuk e shef këtë rast si tentativë pengmarrjeje, ndërsa sipas vlerësimit të saj, deputeti Zeka vetëm është ngacmuar.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci thotë se makian e cila e ka ndjekur Zekën ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur.

Pavarësisht cili ka qenë qëllimi rasti ka shqetësuar familjen Zeka. “Frontal” ka mësuar se pas kësaj ngjarje, bashkëshortja e deputetit të Nismës Socialdemokrate, ka pësuar abort në muajin e tretë të shtatzënisë.