Sa do ndëshkohet Ramos për gjestin në finale? UEFA jep këtë vendim

Ditën e sotme, UEFA mori vendimin se ndaj Sergio Ramosit nuk do të merret asnjë masë, për bërrylin që i dha portierit Karius, në finalen ndaj Liverpoolit.

Organi qeverisës i futbollit europian tha se rregulli disiplinor, që lejon hapjen e procedimit disiplinor për shkeljet e rënda, që nuk janë parë nga gjyqtarët, nuk vlen në këtë rast.

Kapiteni i Realit e goditi portierin Karius, kur rezultati ishte 0-0, dy minuta para se Benzema të shënonte edhe golin, që u fal nga gardiani i të kuqve.