Panucci zgjedh kush do jetë kapiteni mes Etrit Berishës dhe Odise Roshit

“Në Kombëtare, kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Çështje e mbyllur”.

Kështu është shprehur trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, që në prezantimin e tij të parë dhe më tej në deklaratat e mëvonshme.

Mirëpo, pas Norvegjisë, Odise Roshi dhe Etrit Berisha kanë barazuar njëri-tjetrin për numrin e ndeshjeve me Shqipërinë.

Kjo hedh poshtë edhe rregullin e trajnerit dhe bën që vetë tekniku italian të jetë ai që do të zgjedhë se cili prej lojtarëve do të mbajë shiritin e kapitenit në krah.

Portieri i Atalantës ka shoqëruar trajnerin në konferencën zyrtare për shtyp, si për t’i dhënë më së shumti shanse për shiritin.

Ky “rregull i pashkruar i konferencave” do të jetë i vërtetë pasi Panucci ka preferuar portierin para mesfushorit.