Reali vendos çmimin e çmendur për shitjen e Bales, ja vendimi që merr United

Manchester United druhet se do t’i duhet të heqë dorë nga transferimi i Gareth Bale për shkak të çmimit të lartë prej 384 milionë euro që kërkohet për blerjen dhe pagat e tij vjetore.

Pas performances fantastike në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi falë 2 golave të Bale kundër Liverpoolit, Florentino Perez kërkon 229 milionë euro për ta lënë të lirë uellsianin.

Përveç çmimit të lartë të transferimit të tij, Unitedit do t’i duhej t’i derdhe plot 155 milionë euro tjera në llogarinë bankare të Bale për pagat e tij vjetore për katër vite kontratë.

Këto shifra të larta e kanë bërë gjigantin anglez të dyshojë seriozisht se a ia vlen ta transferojë për një shumë të tillë një lojtar që në të kaluarën ka vuajtur nga lëndime të shumta