Pas gafave të Karius, Liverpool 30 milionë euro për të transferuar portierin shqiptar

Pas gafave në finalen e Champions Leagues, Liverpool planifikon largimin e portierit Loris Karius.

Sipas “Il Messaggero”, Liverpool ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Lazios, Thomas Strakosha, shkruan SYRI.net.

Sipas kësaj media, klubi britanik ka bërë gati një ofertë me vlerë 30 milionë euro për portierin e Kombëtares shqiptare i cili ka zhvilluar një sezon fantastik.

Në rast të largimit të Strakoshës, Lazio do të mundohet ta bind portierin spanjoll Iker Casillas, të transferohet në Stadio Olimpico.

Raportohet se Igli Tare ka nisur kontaktet me legjendën Casillas.