Trafikonte klandestinë, arrestohet Shkodrani

Një 41 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia për trafik klandestinësh.

Në pranga ka rënë Gim Lashaj, banues në lagjen Skenderbeg.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas pakistanez".

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”: