‘Dua të të bëj të lumtur’ mposht finalen e ‘CHL’, renditet e para në audiencë

Që prej nisjes së këtij edicioni të dytë, programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ që drejtohet nga Arbana Osmani, fitoi dashurinë e publikut që çdo të shtunë e zgjodhi si alternativën e parë në telekomandën e televizorit.

Për 15 javë, programi më emocionues në ‘Top Channel’ solli histori të jashtëzakonshme, të cilat përfshinë të gjithë shqiptarët.

Dhe pasi fitoi çdo javë pikën më të lartë në audiencë përballë konkurrentëve,

‘Dua të të bëj të lumtur’ arriti të mposhtë edhe javën që lamë pas një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të vitit, siç është finalja e ‘Champions League’...

Raporti i audiencës së matësit ‘Abacus’ e tregon qartë se ‘Dua të të bëj të lumtur’ qëndron e para në renditjen me 21% share.

Programi i Arbana Osmanit do të mbajë këtë javë finalen e madhe, ku do të ketë shumë surpriza dhe të ftuar specialë.