I akuzuar për korrupsion, nis gjyqi për ish-gjyqtarin e Apelit

Ka nisur seanca për gjykimin e ish-gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Seanca për Mirin ka filluar me mungesën e tij. Ish-gjyqtari akuzohet për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.

Seancat e tij do të kalojnë në gjykim të shkurtuar për shkak të gjendjes shëndetësore të Mirit.

Miri vijon të jetë i shtruar në spitalin e burgut.

Ish-gjyqtarit iu gjetën 34 milionë lekë të pajustifikuara në banesë, për të cilat avokati i tij është shprehur se janë mbledhur për kurim.