U rikthye me supergol, por kjo ishte banderola raciste për Balotellin

Pas 4 vitesh Mario Balotelli është rikthyer bujshëm me Kombëtaren e Italisë madje ka shënuar një supergol.

Por Supermario u përball sërish me një banderolë raciste në shkallët e stadiumit në ndeshjen kundër Arabisë Saudite, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Në banderolën raciste shkruhej: “Kapiteni im është me gjak italian”.

Ky reagim ka ardhur menjëherë pasi Balotelli është përfolur se mund të mbajë shiritin e kapitenit te "axurrët"

Menjëherë pas shfaqjes, policia e hodhi poshtë duke e censuruar mesazhin racist.