Pampuri: Pas lirimit të Tahirit, ligji e kushtetuta ranë, drejtësia ra, shtetin e kanë marrë peng

Menjëherë pas lirmit të Tahirit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda kanë reaguar përfaqësues të opozitës por jo vetëm. Ata kanë akuzuar qeverinë e kryeminisrit Rama se ka kapur drejtësinë dhe se po e përdor ate për të mbrojtur njerëzit e qeverisë dhe të afërt të tyre të lidhur me drogen. Nën një shenim në rrjetet sociale deputetja e PD Orjola Pampuri thotë se, “rasti i Tahirit është një ogur jo i mirë.....
Sot reforma në drejtësi dështoi, u vertetua që gjithçka u ndërtua për t'i shërbyer bandave të trafikut të drogës, shokëve, vellezërve e kusherinjëve të ministrave”.
Sipas deputetes demokrate. “ligji e kushtetuta ranë, drejtësia ra, e si pasojë shtetin e kanë marrë peng”.
 
Ja shënimi i plotë i Pampurit në rrjetet sociale:


Liron Tahirin e "shtrengon" Xhafen per te shpetuar veten.
Prisnim te dorehiqej xhafa, na doli tahiri.... 
Morali i kesaj qeverie 'ka rene".
Perfshirja dhe bashkepunimi i rames ne gjithe kete katrahure, lidhet ngushte me faktin sa i prirur eshte "te gjykoje" secilin prej tyre dhe sa interes ka t'i mbroje. Rasti i tahirit eshte nje ogur jo i mire.....
Sot reforma ne drejtesi deshtoi, sot u vertetua qe gjithcka u ndertua per t'i sherbyer bandave te trafikut te droges, shokeve, vellezerve e kusherinjve te ministrave. Kjo qeveri shkeli kushtetuten me zgjedhjen e kryeprokurores se pergjithshme te perkohshme duke i bashkengjitur dhe pseudoreformen ne drejtesi, fale te cilave moren masat e duhura per te mbrojtur njer-tjetrin. Ligji e kushtetuta rane, drejtesia ra, e si pasoje shtetin e kane marre peng.