E kërkon gjithë Europa, Roma gati për të transferuar këtë super sulmues

Roma është shumë pranë marrëveshjes për të transferuar dy super talentë.

Bëhet fjalë për “yjet” e Ajaxit, Justin Kluivert dhe Hakim Ziyech të cilët pas një sezoni të shkëlqyer po kërkojnë të transferohen në një klub të madh evropian, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Ajax me shumë gjasa pritet t’i hapë dyer e transferimit djalit të Patrick Kluivert që e ka shprehur hapur largimin nga Holanda.

Ende nuk bëhet me dije shuma që pritet të shpenzojë Roma për këta dy ‘yje’.