Vetëvrasja në Shkodër, u detyrua të firmoste nga policia, nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Ja letra

Një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës.  Ende mbeten të paqarta shkaqet që quan Ardian Kallamin drejt aktit të rëndë, por janë familjarët ata të cilët ngrenë akuzat e para. 

Ata bëjnë përgjegjëse policinë e Shkodres për vetëvrasjen e familjarit të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin. 

Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur. 

Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar. 

Por sipas burimesh meditaike te bëra publike nga Shkodra News, Ardian Kallami i cili u vetëvra në banesën e tij pasi ishte dhunuar fizikisht nga policia është detyruar që të firmosë një letër në një kohë kur ai nuk dinte as të shkruante as të lexonte.

Në letër policët e kanë detyruar që 47 vjeçari të pranojë se do të kthejë për dy ditë sendet e vjedhura në një banesë aty afër dhe se merr përgjegjësinë ligjore për ngjarjen. Në fakt Kallami nuk e ka ditur se çfarë është shkruar në letër por është detyruar nga policia e Vau Dejësit që të firmosë atë letër. Letra është bërë publike dhe familjra akzuojnë policiën për ngjarjen e rëdnë