Lirimi i Tahirit/ Paloka ironizon: Sigurisht fajin e ka opozita...

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka ironizuar lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Paloka shkruan se sigurisht opozita e ka fajin për moshapjen e negociatave.

“thonë të largojë Fatmir Xhafajn, ky liron edhe Sajmir Tahirin... Fajin për mos hapjen e negociatave sigurisht që e ka opozita...”, shkruan Paloka.