Denoncimi/ Drejtori i Bashkisë kërcënon gazetarët me pushim nga puna. Nuk lejon kamerat të filmojnë krimin mjedisor

Gazetarët e dy televizioneve private në vendin tonë, janë kërcënuar me largim nga puna nga drejtori i bashkisë së Krujës.

Kanë qenë qytetarët e fushë-Krujës të cilët kanë denoncuar këtë rast. Sipas qytetarit, gazetarët ndodheshin në Fushë-Krujë për të bërë publik një shqetësim të madh të qytetarëve të zonës, pasi pranë shtëpisë së tyre po digjeshin plehra, dhe askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për dëmin e madh që u ishte shkaktuar.

Ndërkohë që në momentin që kanë mbërritur mediat, gazetarëve u është bërë presion nga ana e drejtorit të bashkisë dhe nga policia, duke mos i lënë që të filmojnë.

Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.

Ja postimi i Berishës:

“Forca e krimit” bllokon mediat, fsheh krimin mjedisor!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mire dita sot ne f kruj ne lagjen e rruges se tiranes afer rruges te shtepive te familjeve te fisit xhafa ku grumbullohen e digjen plehrat e bashkise ishte lajmeruar nga banoret e zones tv a1 report e tv neës 24 me gazetar Pren shota per te bere problem mediatik kete ndotje mjedisore por drejtori ne bashkin kruj z xhemali xhixha dhe z kamber polica ju ben presion banoreve e ushtruan dhun psikologjike per te larguar gazetaret e kamerat duke i kercenuar me largim nga puna e me heqje te ndihmes ekonomike. Ky eshte veprim kriminal i bashkis kruje.”