Lirimi i Tahirit/ Deputetët e PD-së ironi me vendimin e gjykatës

Deputetët Demokrate, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi, kanë ironizuar vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit ndaj Saimir Tahirit, e cila i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ dhe e la të lirë ish-ministrin e brendshëm, i akuzuar për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.

Me anë të postime në Facebook, deputetët demokratë, thonë se ky ishte një vendim që pritej, pasi në Shqipëri Rama dhe kriminelët bëjnë çfarë të duan.

Ndërsa ironizojnë duke thënë se ‘Peshqit e mëdhenj’, duket se janë kuksianët dhe jo ata që merren me drogë.

Ja postimet e tyre: