Dhurata Çupi: Çfarë fshihet pas heshtjes për 13 gratë e helmuara në Durrës

Më shumë se 48 orë pas ngjarjes, shkaqet e helmimit të disa punonjësve të një biznesi fason në Durrës mbeten ende të panjohura. Pas helmimit të këtyrë punonjësve, ka reaguar edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e cila në një shënim në rrjetetet sociale akuzon institucionet se po heshtin në lidhje me kete ngjarje shumë të rëndë, sipas saj.

“Heshtin institucionet e drejtësisë e të policisë, hesht qeveria e cdo hallkë e saj për 13 gratë që u helmuan nga kimikatet në një fabrikë fasonesh në Durrës’, shkruan deputetetja duke shtruar pyetjne se “pse nuk thotë askush një variant zyrtar të kësaj ngjarjeje, përgjegjësit që shkaktuan atë jo vetëm që nuk janë përpara drejtësisë por vazhdojnë jetën të qetë”.
“Bëhet fjalë për 13 gra e vajza të cilat me djersën e tyre mundoheshin të ushqenin familjet e tyre me bukë, por që cdo ditë ushqenin trupin e tyre me helme që u rrezikuan jetën”, shkruan Çupi. 

Ja shënimi I plotë i deputetes në rrjetin social facebook:

Heshtin institucionet e drejtësisë e të policisë, hesht qeveria e cdo hallkë e saj për 13 gratë që u helmuan nga kimikatet në një fabrikë fasonesh në Durrës.
Pse nuk thotë askush një variant zyrtar të kësaj ngjarjeje, përgjegjësit që shkaktuan atë
jo vetëm që nuk janë përpara drejtësisë por vazhdojnë jetën të qetë.
Bëhet fjalë për 13 gra e vajza të cilat me djersën e tyre mundoheshin të ushqenin familjet e tyre me bukë, por që cdo ditë ushqenin trupin e tyre me helme që u rrezikuan jetën. 
Jeta e tyre për institucionet shqiptare vlen më pak se sa propaganda e përditëshme e "llogaridhënies" me veten jo për hallet e njerëzve. Ato nuk ishin gra që mund të thurin lavde apo që mbushin karriget bosh të shoë-t të propagandës por ishin nëna e motra që në kushte skandaloze e përtej cdo tesere partie donin të mbanin familjet me bukë.
Parlamenti në unanimitet ka miratuar një rezolutë për të drejtat e grave dhe kundër dhunës ndaj tyre, por kjo sjellje e autoriteteve shqiptare tregon që ajo mbetet thjeshtë një letër që nuk shërben në praktikë.
Kjo heshtje nuk mund të pranohet , reagimi duhet të jetë i menjëhershëm ndërsa organet e drejtësisë duhet të vënë përgjegjësit përpara ligjit.