Elgiti i marrosur për Klean, dedikim sa për mijëra fjalë

Këngëtarja Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet e preferuar të publikut shqiptar. 

Pas konfirmimit të lidhjes së tyre ata ndajnë në rrjetet sociale dedikime mjaft emocionuese dhe mesazhe të pastra dashurie. 

Këtë herë Elgiti ka publikuar një foto të Kleas, e cila gjendet para syve të tij. Vetëm një zemër ka vendosur ai në pamjen më të bukur që mund të shikojë. 

Kaq dhe i ka thënë të gjitha. Para pak javësh Klea ka publikuar hitin e saj veror ‘Bla Bla’ që u pëlqye menjëherë nga publiku.