'Skandali Xhafaj', deputetët e PD kërkojnë bojkotimin e Parlamentit/ Debatet

Dy ditë pas protestës kombëtare për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, PD ka mbledhur grupin parlamentar.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, por kanë rrjedhur debatet dhe kërkesat  e deputetëve.

Burime nga PD, janë shprehur se ka diskutime dhe disa deputetë kërkojnë që si hap të parë të bojkotohen punimet e Parlamentit.

Flamur Noka: Hapi i parë mbetët bojkoti i parlamentit. Ramës i dhamë shumë kohë për Xhafën.

Bardh Spahia: Të marrim në konsideratë bojkotimin e parlamentit.

Klevis Balliu: Qytetarët na kërkojmë të mos jemi më në parlament. Nuk është Kuvend, por teatër.