FOTO/ Shikoni si i keqpërdor fëmijët, Tërmeti i Edi Ramës

‘Tërmeti dhe deputetet e PS aktualisht po përdorin fëmijët për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor për Ali Pashën.

Pa dyshim i kane hequr nga mësimet në shkollën e tyre. Një skandal i ri ky, në kundërshtim me ligjin, rregullat e të drejtat e njeriut!

Kur nuk vjen kush t’i dëgjojë, mos u bini në qafë fëmijëve!…”, shkruan deputeti i PD-së, Tritan Shehu në faqen e tij në Facebook.

Deputeti, Shehu, e përcjell komentin e tij edhe me disa foto ku duken nxënës shkollash që kanë marrë pjesë në aktivitetin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tepelenës në një aktivitet të përbashkët me kryeministrin Rama e cilësoi këtë të fundit si “komandant që duhet të rrojë sa malet”.