Vjen ‘bomba’ e merkatos/ Ronaldo i ka thënë ‘PO’ këtij klubi, gati transferimi te...

Cristiano Ronaldo po planifikon një rikthim mahnitës te Manchester United.

Sipas “Diario Gol”, tashmë portugezi i ka dhënë fjalën Manchester United duke arritur në këtë mënyrë një marrëveshje paraprake me ish-klubin e tij, shkruan SYRI.net.

Sipas kësaj gazete Ronaldo ka dhënë fjalën për një rikthim në Premier Leaguen angleze.

Në garë për të nënshkruar me Ronaldon është edhe klubi i Paris Saint Germain që nuk kursen milionat për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Por për të kuptuar më qartë klubin e Ronaldos duhet të presim edhe disa ditë kur gjithçka të zyrtarizohet.