Evakuohen mijëra njerëz nga Florida, po afrohet 'Alberto'

Mijëra njerëz janë evakuar nga brigjet e Florida-s pasi rajonit po i afrohet stuhia subtropikale Alberto.

E parashikuar për të mbërritur të hënën, Alberto është e para stuhi e stinës së uraganeve të Atlantikut këtë vit, që zyrtarisht fillon më 1 qershor.

Stuhia do të sjellë shi dhe erëra me shpejtësi 100 km/orë nëpër të gjitha shtetet jugore, tha Qëndra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së.

Alberto ka vazhduar të fuqizohet teksa i drejtohej veriut përmes Gjirit të Meksikës, duke sjellë me vete paralajmërimin për përmbytje kërcënuese. Është parashikuar të bjerë deri në 30 cm shi në Mississippi .

Alberto erdhi gjatë fundjavës së Memorial Day dhe pritet të ndikojë në udhëtimin e shumë njerëzve të hënën, që do të kthehen nga ditët e pushimit.

kjo stuhia e parë ka edhe 21 emra të tjerë në përdorim, si Beryl, Ernesto, Kirk, Nadine dhe Rafael.

Vitin e kaluar një numër uraganesh vdekjeprurëse goditën SHBA dhe Karaibet. Për shembull, Puerto Rico është akoma duke u përballur me përpjekjet për të rimëkmëbur infrastrukturën e dëmtuar pas uraganit Maria në tetor//SYRI.NET