Milaim Zeka: Abuzim me 3 përqindshin, Xhavit Haliti ka marrë para, të tregojë cilin politikan të Tiranës ka paguar….

Milaim Zeka, deputet në parlamentin e Kosovës, në një intervistë, ka thënë se është e vërtet së ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe të 3 %, këtë e dinë të gjithë sipas tij.

Ai thotë se Xhavit Haliti duhet ta pranoj se ka marruar para në atë kohë dhe se Anotn Quni ka të drejt.

Ndërsa shton se me një pjesë të atyre parave janë paguar krerët politik të Shqipërisë ne mënyrë që të lejojnë që të kaloje një maunë më armë përmes Shqipërisë. E që sipas Zekës tash këta politikan thonë se janë patriot.

“Pjesa historike ma e ndritshme është lufta por po flasin aktor që kanë qenë kundër luftës dhe nuk po përfshihen kontribuuesit e drejtpërdrejt në luftë. Vetë fakti që në sot po bëjmë intervistë lirshëm pa u frikua kjo është fitorja më e madhe, por është bërë boll duke e akuzuar njeri tjetrin pa bazë, që ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe 3 përqindëshit, këta të gjithë ne e dimë që kemi qenë pjesë në atëkohë. Qe ka marrë para Xhavit Haliti është me se e vërtet. Ai ka marr 8 milion apo sa ja argumentoj edhe unë, por ai reagoj pa të drejt. Mu me ka tregu një dokument Anton Quni ku Ahmet Krasniqi ka nënshkrua për para me ja dhënë Xhavit Haliti, dhe asgjë nuk u kanë marre e me dal me thanë se i kom marr sepse ato i kamë marrë për ushtarë a nëse ka marrë pare privatisht e i ka keqpërdor atëherë duhet ta ndijë vetën keq. Duhet të dal Xhavit Haliti dhe të tregoj se sa para ju kanë dhëne krerëve politik të Shqipërisë që sot paraqiten patriotë, prej Fatos Nanos e te poshtë.”. Në Polemiken më Arben Gashit, ai e ka gabim a që Xhaviti i ka ra e nuk ka rrëshqit kjo është e vërtet. /Bota Sot/