Pas gafave në finalen e Championsit, Kariusit i ndodh diçka shokuese!

Loris Karius nuk mund të harrojë dhe ndoshta do ta ketë të vështirë edhe për shumë kohë finalen e së shtunës.

Gjithsesi, nëse ata që ishin të pranishëm në Kiev edhe mund t’ia kenë falur gafat Kariusit, por pa dyshim jo të gjithë, kishte si gjithmonë edhe nga ata që vrerin e tyre e kanë shfryrë në mënyrë të turpshme, por ndoshta edhe të frikshme.

Në adresat e rrjeteve të tij sociale kanë ardhur edhe kërcënime me vdekje, aq sa policia e Mersejsajdit ka hapur një hetim.

Gjithsesi, ndërsa policia bën punën e saj, rituali i faljeve publike për biondin e Liverpulit vazhdoi dje.