Pas deklaratës së largimit, Ronaldo befason të gjithë me një tjetër reagim!

Ronaldo ka gëzuar tifozët e Real Madridit, në paradën e trofeut të Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene ka festuar titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve me tifozët në Cibeles, pasi mposhti Liverpoolin në finalen e Kievit.

Ronaldo, që me deklaratat pas ndeshjes kishte lënë të kuptohej se ka filluar të mendojë largimin nga klubi, në festën e trofeut ka gëzuar tifozët e ‘Los Blancos’.

Portugezi, duke iu drejtuar tifozëve të shumtë në rrugët e Madridit, tha se “do të shihemi sërish vitin tjetër”.

“Faleminderit të gjithëve, shihemi vitin e ardhshëm”, tha Ronaldo drejtuar tifozëve.