Gareth Bale gati për të nënshkruar me këtë klub të madh europian

Gareth Bale dëshiron të largohet nga Real Madridit për t’iu bashkuar Manchester United.

Ky është lajmi i bujshëm që vjen së fundmi nga “Independent” pasi Manchester United është i gatshëm të paguajë për të nënshkruar me uellsianin.

Bale është i hapur të kalojë në United nëse çështja e pagës së tij mund të rregullohet.

Bale zbuloi pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, në të cilin i shënoi dy nga tri golat Real Madridit, se do të ulet me agjentin e vet për ta konsideruar të ardhmen.

Ai tha se dëshiron të luajë më shumë minuta.