FOTO/ Aksident tragjik në Elbasan, makina shpërthen në flakë, viktima digjet brenda

Një aksident tragjik ka ndodhur në Elbasan, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik rreth orës 2:20 pas mesnate.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë, duke u djegur bashkë me shoferin që ishte brenda. Nuk dihet identiteti i viktimës. 

Mjeti kishte qënë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugë kur drejtuesi e ka humbur kontrollin dhe ka goditur murin rrthues të një servisi anës rrugës, një makinë policie të parkuar dhe ka shpërthyer në flakë.

Priten detaje nga Policia. e Elbasanit.