Largohet heroi, ja ekipi i tij i ri

Është pothuajse e qartë se e ardhmja e anësorit Gareth Bale nuk do të jetë në Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Pasi ka shkëlqyer me Real Madridin mbrëmë, Bale edhe vet e ka konfirmuar për media që do të kërkojë një skuadër gjatë verës.

Sipas The Independent, Bale dëshiron që të largohet nga Real Madrdi për në Manchester United si të hapet afati kalimtar më 1 qershor.

Uelsiani shënoi një gol të bukur mbrëmë me gërshërë në finalen e Ligës së Kampionëve derisa një goditje të tij të fortë nuk ishte në gjendje ta mbronte Karius.

United e përcjellin për kohë të gjatë Bale dhe ia kanë hapur rrugën e atij për në Old Trafford derisa problem deri me tani ka qenë paga e tij por që sipas mediave britanike ky problem do të rregullohet.