FOTOLAJM/ Plas humori në rrjet me vizitat e Ruçit në SHBA

Gramoz Ruçi është një politikanëve më të lartë në këto 27 vite që i ishte refuzuar viza individuale për në SHBA.

Kjo me argumentin që ishte i dyshuar si i përfshirë në trafiqe, argument ky i pretenduar disa herë nga mediat dhe i pa përgënjeshtruar kurrë as nga ambasada e SHBA-s në Tiranë e as nga Ruçi.

Por pas marrjes së postit të kryeparlamentarit, Ruçi posedon vizën për vizita zyrtare, dhe siç duket i frustruar nga refuzimi i vizës private ka bërë që të udhëtojë shpesh për në USA edhe pse flet vetëm shqipen e Salarisë, as atë letrare nuk e flet dot.

Vizitat e tij të shpeshta në SHBA të një ish zyrtari të lartë komunistë janë bërë edhe objekt humori në rrjet.