Basha mbledh aleatët një ditë pas protestës. Ja çfarë diskutuan

Kreu i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi sot në mbrëmje një takim me krerët e partive aleate, takim i cili vjen një ditë pas protestës.

Burime bëjnë me dije se në këtë takim u diskutua mbi protestën e djeshme si dhe me aksionet opozitare në vazhdim.

Kujtojmë se një ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi protestë ku kërkon ndër të tjera largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi preket nga ligji anti-mafia dhe vëllai i tij Agron Xhafa është i implikuar dhe dënuar për trafik droge.