Strakosha mbron kolegun Karius

Thomas Strakosha, i ka dalë në mbrojtje portierit të Liverpool, Loris Karius.

Karius u bë shënjestër e sulmeve dhe akuzave për gabimet që bëri gjatë finales së Champions League.

Dy momente me të diskutuara ishin pasimi i gabuar i topit në këmbët e Benzema dhe më pas rrëshqitja e topit nga duart gjatë goditje së Bale.

Por mesa duket portierët e kuptojnë më së miri pozicionin e tij, ku pak më herët i Manuel Neuer i doli në mbrojtje duke thënë se janë gjera që ndodhin.

Edhe Thomas Strakosha, i ka dalë në krah, dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, shkruan: “Kurrë mos u dorëzo, bishë. Rikthehu akoma më i fortë.”