Milan nuk pyet për FPF, zyrtarizohet transferimi i parë

Ivan Strinic ka konfirmuar se do ti bashkohet AC Milanit në një kontratë tri vjeçare e gjysmë këtë verë.

Mesfushori kroat pas sezonit 2017-18 ka konfirmuar për mediat në Kroaci se tashmë do të fillojë aventurën e tij të re në San Siro

Kroati pati një sezonë jo edhe aq të mirë me Sampdorian dhe qysh në shkurt i kishte ftohur marrëdhëniet e tij me klubin.

“Sezoni tashmë ka përfunduar, kështu që mund të them se nuk jam më lojtar i Sampdoria dhe kam nënshkruar kontratë tri vjeçare me Milanin”, ka thënë ai për median kroate 24sata.

“Mendojë që klubi do ta bëj lajmërimin zyrtar pas Botërorit”.