Anjeza Shahini etiketon vajzat shqiptare si ‘femrofobe’

Këngatarja Anjeza Shahini, pasi u martua me diplomatin anglez u largua nga Shqipëria për të vijuar jetën në angli, në vendin e bashkëshortit. Karrierën artistike, duket se ajo e ka lënë paksa në hije, pasi nuk ka publikuar ndonjë projekt së fundmi. Anjeza është aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku herë pas here poston foto nga përditshmëria e saj në shtetin britanik.

Postimi i fundit i këngëates, duket se i është kushtuar femrave shqiptare, sipas së cilës ajo mendon se janë ‘femrofobe’ dhe kjo gjë e tremb Shahinin. “Kam vënë re që një pjesë e mirë e femrave shqiptare janë #femrofobe, por qofsha e gabuar! #auuscaryyy”, ka shkruar ajo nën foton e postuar. Nuk e dimë pse e ka përdorur Anjeza këtë etiketim për vajzat shqiptare, por me siguri ajo e ka një përgjigje për këtë.