Audiopërgjimi/ Duma në Syri.net: Rama veproi si kryeprokuror, tani ...

nga prokuroria asgjë më shumë se nga deklarata e kryeministrit për ta nxjerrë si të pavërtetë audiopërgjimin.

Sipas saj ky institucion tashmë është i kapur, pasi vetë Rama veproi si kryeprokuror në momentin e parë që doli audiopërgjimi.

Duma tha se Rama ka vepruar sikur Shqipëria të jetë prona e tij private.

‘Prokuroria duhet të reagonte në momentet e para. Ëhstë e qartë se strategjia komunikuese e kryeministrit se e kam çuar audiopërgjimin dhe ëhstë i manipuluar, kjo tregon se audipërgjimi është i vërtetë nuk është thjeshtë frikë. Momenti i reagimit kryeministri si kryeprokuror. Kryeministri nuk ka tagër të veprojë si kryeprokuror.

Një njeri norma, nuk mund të mohojë gjithçka dhe të gënjejë për gjithçka, nuk tregon guxim por patologji. Fakti se ai e mbron edhe moralisht Ministrin e tij, tregon se ai nuk ka guximin më të vogël politik, që të lëshojë ministrin e tij.

Ky njeri duhet të tregojë që nuk është i plotfuqishëm. Fakti që ai po e mban Xhafajn tregon se nuk është i plotfuqishëm.

Xhafa është vetëm maja e ajsbergut të pacipësisë. Padiskutim që korrupsioni, varfërimi i shqiptarëve, largimi i shqiptarëve është një realitet të cilin ne nuk mundemi ta çrrënjosim brenda një mandati’, tha Duma.